Treg

Kompanitë ajrore thonë se deri vitin e ardhshëm do të ketë probleme me fluturimet

Kompania ajrore gjermane Lufthansa nuk pret që operacionet e fluturimeve të kthehen në normalitet deri vitin e ardhshëm, pasi ka shkurtuar 3.100 fluturime nga orari i saj veror për shkak të mungesës së stafit.

“Fatkeqësisht, vështirë se do të jemi në gjendje të arrijmë realisht një përmirësim afatshkurtër tani në verë,” tha anëtari i bordit të Lufthansa, Detlef Kayser në një intervistë me Die Welt. Opsioni i vetëm tani për tani është zvogëlimi i numrit të fluturimeve, tha ai.

“Në përgjithësi, ne presim që situata të kthehet në normalitet në vitin 2023,” tha Kayser.

Linja ajrore kryesore gjermane njoftoi se do të anulojë 2200 linja të brendshme dhe europiane në korrik dhe gusht, në krye të 900 anulimeve në fillim të këtij muaji. Kjo është rreth 4% e kapacitetit të transportuesit gjatë asaj periudhe, sipas një zëdhënësi.

Kërkesa për udhëtime është ringjallur në mënyrë dramatike në Europë me heqjen e kufizimeve të Covid-19, duke i lënë disa linja ajrore të përballen me vështirësi dhe duke i lënë pasagjerët në pritje dhe radhë për orë të tëra, ndërsa shumë prej tyre edhe i janë anulluar fluturimet. Mungesa e fuqisë punëtore po përkeqësohet pasi një shpërthim i ri pandemik po bën që më shumë punonjës të marrin pushime për shkak arsyeve shëndetësore.

Problemet e mungesës së personelit prekin shërbimet e sigurisë dhe shërbimet e tjera të trajtimit të pasagjerëve. “Në të gjitha aeroportet mungojnë persona të shërbimit, që merren me përgatitjen e pasagjerëve për udhëtim, rreth 20% më pak e këtij personeli në krahasim me periudhën para Coronës”, ështe shprehur Ralph Beisel, drejtori i Shoqatës së Gjermane të Punës në Aeroporte”, për portalin RND.Kjo bën që të ketë vonesa në check-in, në ngarkimin e valixheve, dhe kontrollin e sigurisë. Po ashtu për shkak të këtyre mungesave të personelit, shumë pasagjerë presin gjatë edhe për marrjen e valixheve.

Sipas Beisel, ka përpjekje të mëdha për ta zbutur situatën, aty ku ka mundësi. “Në pikat kritike shumë aeroporte kanë shtuar punonjësit, psh përmes floor-walker, persona që ndihmojnë udhëtarët që presin dhe i orientojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë