Kosova

Kosova lehtëson masat, hyrja në kufi me dy doza

Gazeta Si – Në mbledhjen e Komitetit të Shëndetësisë të mbajtur sot është propozuar lehtësimi i masave.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pas përfundimit të këtij takimi, ka thënë se është propozuar lehtësimi i disa prej masave, siç është orari i lëvizjes i cili pritet të jetë deri në orën 00:00.

Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00 dhe gjithashtu do të lejohet hapja e fitneseve.

Për qytetarët që hyjnë në Kosovë do të nevojiten dy doza vaksine ndërsa nëse kanë vetëm njërën dozë, nevojitet edhe testi PCR.

Masat pritet të hidhen për votim nesër në mbledhjen e Qeverisë, ndërkaq nëse miratohen, do të hyjnë në fuqi të shtunën në mëngjes.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se këto masa vijnë pasi situata është më e qetë por ka paralajmëruar ashpërsim të tyre në rast nevoje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë