Zëvendësministrja e Shëndetësisë, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaroi sot se situata nga COVID-19 në vend mbetet e stabilizuar por delikate. Duke u bazuar tek vaksinimi i mësueave dhe fakti që do të zhvillohen provimet për maturat, Rakacolli u shpreh se nxënësit maturantë do të kthehen në bankat e shkollës, ndërsa masat e tjera do të mbeten në fuqi. Për sa i përket situatës epidemiologjike, zëvëndësministrja tha se ka një tendencë të lehtë në uljen e incidencës. Ndërkaq, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, deklaroi se numri i vdekjeve për shkak të Covid në vend ka pësuar rënie. “Totali i rasteve pozitive ka pësuar rënie. Numri i bashkive të prekura nga Covid është rritur dhe sidomos në bashkitë e vogla. Numri i të shtruarve në spitalet Covid ka pësuar rënie, numri i intubuarve është ulur. Numri i vdekjeve ka pësuar rënie,” shpjegoi Fico. Më tej drejtoresha e ISHP shtoi se përgjithësisht grupmoshat 54-64 dhe 65-74 janë ende më të prekurat. Fico tha gjithashtu se pritet që me vaksinimin masiv të ulen më shumë infektimet dhe vdekjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.