Sociale

Komiteti i Ekspertëve heq masën për grumbullimet deri në 50 persona

Në mbledhjen e fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije heqjen e kufizimit të numrit të personave deri në 50 në grumbullime dhe mbushja e kapaciteteve deri në 30% të hapësirave ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.
Zëvendësministrja Mira Rakacolli shpjegoi më tej se në fuqi do të mbeten masat të tjera si; ata që hyjnë në Shqipëri duhet të dorëzojë pasaportë vaksinimi, test PCR, provë të kalimit të infeksionit. Qytetarët rezidentë që nuk kanë dokumente, duhet të vetëizolohen. Maska do të vijojë të jetë e detyrueshme në ambiente të mbyllura.
“Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëve për personat e shtruar. Gjithashtu, mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj. Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur. Doza booster ofrohet për të gjitha kategoritë, 5 muaj pas dozës së dytë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga COVID-19”,ka thënë Rakacolli.
Ndërkaq, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se mbulesa vaksinale në rang kombëtare është 59% me një dozë dhe 50% me dy doza. Tomini shpjegoi se është e rëndësishme që vaksinimi i popullatës të jetë i plotë për të shmangur valë të vështira infektimesh.
Më tej Najada Çomo tha se ka një ulje të numri të të shtruarve në spital.
‘Kemi një ulje të numrit të të shtruarve dhe kemi 15-20 raste të shtruara. Numri i pacientëve është deri në 3 raste. Grupmosha më e prekur 45-60 vjeç. Për herë të parë mbizotëron numri i të shëruarve krahasuar me numrin e të shtruarve”, tha Çomo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë