Politike

Komisioni për reformën zgjedhore, Berisha: Nëse e refuzojmë, humbasim aleatët ndërkombëtarë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, u pyet në lidhje me reformën zgjedhore.

Ai theksoi se nëse opozita nuk do të merrte pjesë në komisionin e posaçëm për hartimin e një reforme të re zgjedhore do të humbte aleatët ndërkombëtarë të zgjedhjeve.

“Zgjedhjet janë sa kombëtare aq dhe ndërkombëtare. Nëse ne heqim dorë siç sugjeroni ju apo dikush tjetër, ne humbasim aleatët ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira. Ne jemi për zbatimin e rekomandimeve të tyre, por ne u themi shqiptarëve që miqve tanë se me Edi Ramën nuk ka kurrë zgjedhje të lira.

Nëse ne do të refuzonim komisionin zgjedhor dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR që janë kushte dhe ato për zgjedhje të lira tregonin që e kishim demagogji kërkesën për zgjedhje të lira, por nuk e kemi për demagogji”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë