Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi ngritjen e komisionit të dezinformimit që deri më tash ka vetëm votat e PS-së.
Tabaku kërkoi që të dyja palët politike të ulen për një zgjidhje, pasi siç u shpreh ajo, çdo komision i njëanshëm nuk ka prodhuar asgjë.
“Kisha pritur që në këtë Komision palët të uleshin, duke pasur parasysh edhe çështjen sensitive të dizinformimit. Disa shoqata dhe organizata të shoqërisë civile, organizata të lirisë së medias, kanë ngritur shqetësime përsa i përket fushës së veprimit të këtij Komisioni.
Unë besoj që ky parlament ka pasur boll komisione qesharake, të njëanshme, të cilat nuk kanë prodhuar asgjë. Është e udhës që për këtë Komision palët të diskutojnë bashkë se cila është mënyra më e mirë, pa cenuar vijën e hollë që prek lirinë e medias, për të mos e përdorur këtë Komision për betejën politike të ditës“ u shpreh Tabaku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.