Futboll

Komisioni i verifikimit zbardh listën, 3 gazetarë garojnë në zgjedhjet e FSHF-së

Komisioni i Verifikimit në FSHF ka zhvilluar sot mbledhjen për të parë ligjshmërinë dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për president dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Pas verifikimit të këtij komisioni, kandidatët për president të FSHF-së janë ata që janë deklaruar deri tani, Armand Duka, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.

Surprizat janë në listën e kandidatëve për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Përveç Shakohoxhës që kandidon për postin e presidentit, në këtë listë janë edhe dy gazetarë të tjerë të njohur, Pano Xhixho dhe Anila Basha.

Komiteti Ekzekutiv aktual i FSHF-se. Gazeta Si, 11 shkurt 2022

Mes 12 kandidatëve për KE-në, janë besnikët e përhershëm të Dukës, si Lutfi Nuriu, Abdyl Kuriu, Arben Dervishaj dhe Bardhyl Jera. Nga Komiteti Ekzekutiv aktual mungojnë emra, si Edvin Libohova, Bardhyl Minxhozi dhe politikani Enkeleid Alibeaj.

Lista e kandidatëve për KE
Abdyl Kuriu
Anila Basha
Arben Dervishaj
Bardhyl Jera
Envi Hicka
Ermal Tahiri
Ervin Canollari
Gjergji Petro
Lutfi Nuriu
Pano Xhixho
Vasil Bicaj
Ylli Ҫekiҫi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë