Politike

Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit, Braçe: Turizmi nën sulm nga grupe të huaja keqdashëse gjatë korrikut e gushtit

Komisioni i Posaçëm parlamentar për Dezinformimin do të nisë javën e dytë të tetorit seancat dëgjimore.

Kryetari i komisionit Erion Braçe tha se gjatë muajit korrik dhe gusht turizmi ka qenë nën sulm nga grupe të posaçme keqdashëse të huaja për të larguar vëmendjen nga Shqipëria.

“Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmendje ekzistencën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe është i verifikuar që grupe të posacme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe” tha Braçe.

Kryetari i komisionit Erion Braçe tha se një delegacion i BE-së do të jetë në mbështetje të punës. Është konfirmuar zhvillimi i një workshop 2 ditor dhe një seri misionesh me ekspertë të BE-së për të trajtuar praktikat më të mira në këtë fushë. Draft agjenda e këtij workshopi është hartuar nga delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Bruksel më 28-29 tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë