Nga Gazeta ‘Si’– Komisioni i Punëve të Jashtme miratoi me konsensus propozimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha si ambasador i ardhshëm i Shqipërisë në Zvicër.
Më parë Dredha ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2016-2023, e nga viti 2023 deri në shtator të këtij viti ai mbajti postin e kryebashkiakut të Vlorës, para se te jepte dorëheqjen.
Në Komisionin për Politikë të Jashtme, mazhoranca dhe opozita u shprehën me superlativa për marrëdhëniet Shqipëri–Zvicër dhe për ambasadorin e ri në Bernë, Ermal Dredha.
Kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të jashtëm Tritan Shehu, Edmond Haxhinasto si dhe të deputetit të ri Erald Kapri për Dredhën, një diplomat karriere me eksperiencë të gjatë.
Balla theksoi se zgjedhja e Dredhës tregon ndryshimin pozitiv në qasjen e Ministrisë së Jashtme ndaj marrëdhënies së veçantë me Zvicrën, ku jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, të cilët duhet ta shohin ambasadën shqiptare në Bernë si “shtëpinë e tyre”, e cila duhet të jetë qendër bashkimi për diasporën, pavarësisht origjinës nga Shqipëria, Kosova, Presheva apo Çamëria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



