Politike

Komisioni hetimor për shëndetësinë pa busull, Rithemelimi mbledhje në kryesi, PS del në terren  

Opozita dhe mazhoranca nuk po arrijnë të gjejnë konsensus në mbledhjet e Komisionit Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi.

Ndërsa opozita ka thirrur mbledhje në kryesinë e Kuvendit, deputetët e PS-së zhvilluan një vizitë në QSUT, konkretisht në Centralin Qendror të Sterilizimit, për të parë zbatimin e kontratave objekt hetimi.

“Vizita që duhen bërë tek subjektet që zbatojnë kontratën koncesionare të sterilizimit:

1) Centrali Qendror i Sterilizimit në QSUT, ditën e hënë 13.05.2024, ora 13.00

2) Qendrat back-up të sterilizimit nëpër spitale (si p.sh. Korçë, Pogradec, etj.), ditën e mërkurë 15.05.2024

Vizita që duhen bërë tek subjektet që përfitojnë nga kontrata koncesionare të sterilizimit: 1) QSUT (kirurgjitë e përgjithshme I the 3), ditën e hënë 13.05.2024, oгa 14.00. 2) Spitali Traumës (kirurgjtë), ditën e hënë 13.05.2024, om 15.00. 3) Spitali Rajonal Shkodër (kirurgjia), ditën e premte, datë 17.05.2024. 4) Spitali Rajonal Vlorë (kirurgjia), ditën e premte, datë 17.05.2024. 5) Spitali Rajonal Durrës (kirurgjia), ditën e premte, date 17.05.2024. 6) Spitali Rajonal Korçë (kirurgjia), ditën e mërkurë, datë 15.05.2024”, thuhet në njoftimin e punës së deputetëve të PS-së në Komision.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë