Politike

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi fillon punën, Rama kryeson listën e dëshmitarëve për t’u thirrur  

Komisioni hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe checkup-it zhvilloi seancën e parë të diskutimit ku mes debatesh shterpë se cili deputet duhej të deklarohej se ishte në konflikt interesi apo pikëpyetjes nëse komisioni kishte dy bashkëkryetar ose jo, në fund të seancës pati një produkt, ose të paktën një listë emrash dëshmitarësh që do të thirren në komision

Kryetarja e Komisionit hetimor, Albana Vokshi tha se mes dëshmitarëve që do thirren për të dëshmuar lidhur me hetimin e dy koncesioneve, do jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Pyetja e dëshmitarëve sipas planit të veprimit të komisionit do jetë deri më datë 10 qershor.

Kush do thirret për të dëshmuar?

1-Edi Rama, kryeministër

2-Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë

3-Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Shëndetësisë, aktualisht ministre e Arsimit

4-Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave

5-Anila Denaj, ish-ministre e Financave, aktualisht ministre e Bujqësisë

6-Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë (aktualisht)

7-Klodian Rjepaj, ish.zvministër Shëndetësie

8-Geraldina Prodani, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

9-Ortakët dhe administratorët e të dy koncesionarëve

10-Nisma Thurje: Endri Tafani, Pano Soko, Artan Koni

11- Drejtorët e FSDKSH që nga firmosja e kontratave të financimit dhe nisja e zbatimit të dy kontratave koncesionare

12- Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy koncesioneve

13- Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për dhënien e koncesioneve

14- Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet në procedurat e dhënies së dy koncesioneve

15- Drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik

16- Avokatura e Shtetit


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë