Teknologji dhe Inovacion

Komisioni Europian: Twitter ka përqindjen më të lartë të dezinformimit

Referuar studimit më të fundit të Komsionit Evropian, platforma “X” (e quajtur Twitter më herët), ka përqindjen më të madhe të dezinformimit nga gjashtë rrjetet më të mëdha sociale në botë, ndjekur nga Facebook.

Në studim u ekzaminuan mbi 6000 postime unike të mediave sociale në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X dhe YouTube.

Studimi analizoi përmbajtjen në tre vende që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara nga dezinformomi, Spanja, Polonia dhe Sllovakia.

“Mesazhi im për X është: ju duhet të pajtoheni me ligjin e ashpër. Ne do të vëzhgojmë se çfarë po bëni,” paralajmëroi komisionerja e BE-së për transparencën Vera Jourova.

Ndërkohë YouTube kishte nivelin më të ulët të dezinformimit, sugjeroi studimi.

Studimi u krye nga TrustLab, një start-up për monitorimin e dezinformatave, si pjesë e punës për të mbështetur kodin e praktikës së BE-së për dezinformimin.

X, i quajtur atëherë Twitter, së bashku me shumë rrjete të tjera sociale, u regjistrua në kodi në vitin 2018.

Por kompania u tërhoq nga kodi ndërsa kaloi nën udhëheqjen e Musk.

Megjithatë, X do t’i nënshtrohet Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) i cili rregullon sjelljen e platformave të mëdha teknologjike.

Kompanitë që nuk respektojnë aktin mund të përballen me gjoba deri në gjashtë për qind të xhiros globale.

Në shtator, BE akuzoi kompanitë e mediave sociale për dështimin për të ndalur fushatat e dezinformimit ruse “në shkallë të gjerë” që nga pushtimi i Ukrainës.

Të martën Jourova tha se shteti rus është përfshirë në hapësirën tonë të informacionit me gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra për të krijuar një imazh të rremë në lidhje me luftën në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë