Për të gjithë njerëzit që vuajnë nga sëmundje imune ose po trajtohen me ilaçe që ulin mbrojtjen imunitare dhe për këtë arsye reagojnë dobët ndaj vaksinave për Covid-19, Komisioni Evropian sapo ka miratuar kombinimin e dy antitrupave monoklonalë si një trajtim shtesë: thixagevimab dhe cilgavimab.
Kombinimi, i administruar përpara infeksionit SarS-COV-2 te pacientët që konsiderohen të dobët, është treguar se mbron nga rreziku i zhvillimit të sëmundjes. Studimi Provent, mbi të cilin u bazua vendimi evropian, tregon një ulje të rrezikut prej 83 %. krahasuar me placebo, pas gjashtë muajsh.
Trajtimi me tixagevimab dhe cilgavimab fillimisht u përdor si terapi e hershme për Covid-19 në pacientët pozitivë. Falë rezultateve të studimit Provent – i cili hetoi efikasitetin parandalues të dy monoklonëve në rreth 5200 individë jo të infektuar, më 26 janar autoritetet shëndetësore autorizuan kombinimin për përdorim urgjent për profilaksinë para trajtimit.
Tani, me miratimin e Komisionit Evropian, profilaksia mund të kryhet tek të rriturit dhe adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart (me peshë të paktën 40 kg) që nuk kanë marrë mbrojtjen e duhur nga vaksina kundër COVID-19. Sipas vlerësimeve, kjo do të ishte rreth tre milionë njerëz.
“Rritja e rasteve të COVID-19 e nxitur nga varianti i ri BA.2 dhe heqja e disa masave të kontrollit e bëjnë të rëndësishme mbrojtjen e popullatave të cenueshme, si ata me probleme imunitare, nga infeksioni SARS-CoV-2”, thotë Giovanni Di Perri, Drejtues i Divizionit Universitar të Sëmundjeve Infektive në Spitalin Amedeo di Savoia në Torino.
Sipas tij autorizimi i këtij kombinimi antitrupash do t’i lejojë autoritetet shëndetësore të mbrojnë ata njerëz që kanë nevojë për një profilaksë shtesë vaksine.
Burimi: La Stampa/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje