Politike

Komisioni ‘Antikorrupsion’, Rama: S’po kapim drejtësinë. Inkurajoj SPAK të zvogëlojë pjesën e zezë në administratë

Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Në fokus të fjalës së tij është komisioni ‘antikorrupsion’, i bojkotuar nga opozita dhe vijueshmëria e reformave për Shqipërinë 2030.

Rama sqaroi sërish se komisioni për antikorupsionin nuk synon kapjen e drejtësisë.

"Padrejtësisht u parapërfytyrua si përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha të ngritjes së komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash që nuk lidhet vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura. E gjithë lënda për të kuptuar nismën gjendet në dokumentet e formuluara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave, një proces që në gjuhën e BE, quhet screening. Mundëson leximin deri në qelizë të gjendjes së organizimit të shtetit. Sigurisht pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit, të Shqipërisë në BE të përfundojë me një diagnozë plotësisht të qartë dhe të suksesshme. Ka qenë një proces që ka zgjatur për 14 muaj dhe janë përfshirë 157 institucione”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri ftoi disa herë opozitën të jetë pjesë e komisionit për një qëllim të përbashkët.

Ndërkohë ndër fjalë, Rama përmendi edhe korrupsionin në administratë.

“Progresi i bërë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që janë të përfshirë. Nëse shohim diagnozën, ka një të vërtetë shumë të madhe, se sa nevojë ka akoma për të garantuar një shtet që është dhe mekanizëm i harmonizuar dhe që subjektiviteti njerëzor të gjejë shumë më pak hapësirë për të ndërhyrë dhe për ta ofruar korrupsionin si alternativë për ata që duan të marrin nga shteti shërbimin e etj.

Për ata që tundin këmbën dhe dua mundësi të shfaqen, është puna e tyre. Puna jonë është për të shtyrë përpara këtë proces. Bëhet fjalë për të ndërtuar makinerinë shtet që Shqipëria s’e ka pasur kurrë, por mund ta ketë brenda këtij 10-vjeçari, nëse bashkohet me aftësi të gjithë agjendës së përcaktuar nga diagnoza

Nuk është rastësi emri që ne i kemi vënë komisionit. Na ka dhënë shumë kurajo screening se na ka dhënë mundësi të shohim se sa potencial kemi. Shqipëria kë një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë të rëndësishme ka dhe një pjesë të zezë, me të cilën sot shumë e shumë më tepër se dje, merret drejtësia. Falënderoj prokurorët e SPAK dhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme, të bëjmë sa më shumë për ta zvogëluar atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar. Pjesa e bardhë ama, nuk është vetëm një opinion...”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë