Politike

Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA konfirmon pjesëmarrjen: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të monitorojnë dhe asistojnë veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin që aktualisht drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Në këtë komision nuk ka marrë pjesë ende opozita

Në një reagim në rrjetin social X, ambasada amerikane në Shqipëri njoftoi edhe pritshmëritë që ka nga ky komision.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë