Motosport

Kombinimet e titullit/ Vershtapen shpallet kampion në Singapor, nëse…

Gazeta Si – Në garën e radhës në Singapor, Maks Vershtapen ka ‘match point’-in e parë për t’u konfirmuar numri 1 në botë në Formula 1. Piloti holandez i Red Bull-it është gati për festën e titullit të dytë radhazi kampion.

Titulli për kampionin në fuqi është shumë afër, duke parë diferencën prej 116 pikësh që ka ndaj Sharl Leklerk, kur kanë mbetur edhe 6 gara nga fundi i Botërorit 2022.

Maks Vershtapen pas fitimit te nje gare. Gazeta Si, 28 shtator 2022

Këtë fundjavë në Singapor holandezi mund të mbyllë llogaritë, në të kundërt duhet të presë garën e Japonisë, që zhvillohet më 9 tetor. Për Vershtapen nuk do të jetë e lehtë. Ai duhet të fitojë dhe të presë edhe rezultatet e Leklerk dhe Perez.

Kombinimet/ Maks Vershtapen kampion, nëse…

  • Vershtapen fiton dhe regjistron xhiron më të shpejtë të garës, Perez nuk shkon më shumë se vendi i 5-të dhe Leklerk renditet nga vendi i 9-të e poshtë.
  • Vershtapen fiton, Perez nuk shkon më shumë se vendi i 5-të ose i 6-të në rast të xhiros më shpejtë dhe Leklerk del nga vendi i 10-të e poshtë.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë