Ekonomi

Kombinati i Trepçës/ Qeveria e Kosovës ndan 1 milion euro

Rreth 1 milion euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për kombinatin metalurgjik “Trepça”. Sipas kryeministrit Avdullah Hoti kjo zgjidhje për tejkaluar problemet financiare në të cilat ndodhet aktualisht kjo kompani.

Kombinatit “Trepça” gjatë javës së kaluar  është bllokuar si pasojë e borxheve të akumulura.

“Situata në kompani është shumë e vështirë. Por, e vështirë në masë të madhe është për shkak të gjendjes në të cilën po kalojmë të pandemisë në nivel global dhe në pamundësi që ‘Trepça’ të shesë produktet e saj në tregjet botërore. Por, pjesërisht duhet pranuar faktin se edhe për shkak të menaxhmentit joadekuat në menaxhimin e kësaj kompanie”, tha Hoti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë