Kombetarja

Kombëtarja rikthehet në Elbasan, “Air Albania” s’është gati për sfidat e shtatorit

Shtatori vjen bashkë vjen bashkë me ndeshjet e ekipeve kombëtare të vlefshme për eliminatoret e botërorit 2022. Në këtë muaj, kuqezinjtë do të luajnë tre takime, ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Ndaj Polonisë ndeshja do të luhet më 2 shtator në transfertë, ndërsa surpriza është se dy ndeshjet e tjera ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të luhen në “Elbasan Arena” përkatësisht më 5 dhe 8 shtator.

Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e fushës. FSHF thotë se investimi parashikon një tapet të ri hibrid, i cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, që pritet të jetë gati në mesin e muajin e shtator.

Biletat për dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të dalin në shitje ditën e shtunë, datë 21 gusht 2021.

Shqipëria ndodhet në grupin I të kualifikueseve për botërorin e Katarit, së bashku me Anglinë, Hungarinë, Poloninë, Andorën dhe San Marinon. Në tri ndeshjet e para të këtij grupi Shqipëria ka grumbulluar 6 pikë, pas dy fitoreve dhe një humbjeje.

Fitoret janë marrë të dyja në transfertë ndaj San Marinos dhe Andorës, përkatësisht 0-2 dhe 0-1, ndërsa humbja ndaj Anglisë në Tiranë me rezultatin 0-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë