Kombetarja

Kombëtarja niset në Kazakistan, asnjë futbollist me Covid-19

Kombëtarja shqiptare është nisur mëngjesin e sotëm për në Kazakistan, ku do të zhvillojë në 11 tetor ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Përfaqësuesja e drejtuar nga tekniku Edoardo Reja është e plotë dhe pa asnjë mungesë sipas ndryshimeve të njoftuara ditën e djeshme. Gjithashtu janë marrë edhe përgjigjet e tamponit, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tre dite më pas në Lituani më 14 tetor. Shqipëria mori një fitore dhe një humbje në sfidat e ngjashme të muajit të kaluar. Pas 3-1 në Bjellorusi, kuqezinjtë zhgënjyen në “Arena Kombëtare”, ku u mposhtën 1-0.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/389995815343983

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë