Nga Gazeta Si- Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B të Euro 2024 dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar.
Pas kësaj pati reagime të shumta prej futbollistëve dhe personazheve të njohur të cilët pavarësisht rezultatit mbështetën deri në fund kombëtaren.
Ditën e sotme Armando Broja ka reaguar në Instagram ku falenderon të gjithë mbështetësit dhe iu kërkon falje që nuk arritën të jepnin më shumë.
“Më falni që nuk ju dhamë më shumë, ju meritonit më shumë! Faleminderit të gjithë tifozët Kuq e Zi”, shkruan futbollisti.
Më pas, ai ka bërë dhe një ‘story’ ku tregon se është nisur për në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.