Ekipi ynë kombëtar ka mbërritur në Uells, ku më 5 qershor do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin vendës. Trajneri Reja do të ketë ende kohë në dispozicion për ta përgatitur këtë ndeshje. Që sot ai ka programuar për pasdite një seancë të plotë stërvitore.
Një tjetër mungesë për trajnerin italian do të jetë ajo e mesfushorit Odise Roshi, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore në stërvitjen e së hënës dhe nuk do të jetë i gatshëm për të shtunën. Stafi mjekësor, pasi lojtari fierak ka kryer vizitat e specializuara, ka vendosur që ai të mos udhëtojë me ekipin. Roshi nuk rikuperohet as për ndeshjen e 8 qershorit me Çekinë.

Para Roshit, trajneri Reja ka humbur dy titullarë të tjerë të rëndësishëm, portierin Etrit Berisha dhe mbrojtësin e djathtë Elseid Hysaj. Deri të shtunën trajneri i kuqezinjvë do të vendosë se me çfarë formacioni do të luajë ndaj Uellsit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




