Kombetarja

Kombëtarja mbërrin në San Marino, ndryshime në listën kuqezi

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur mbasditen e sotme në San Marino për t’u përballur më 31 mars me vendasit, duel i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit. Delegacioni kuqezi ka mbërritur rreth orës 18:00 në kryeqytetin san marinez dhe është akomoduar menjëherë në hotel.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër një seancë stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Ndërkaq, para stërvitjes, trajneri Edoardo Reja dhe kapiteni Etrit Berisha do të dalin në konferencë për shtyp.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se lojtarët Klaus Gjasula, Florian Kamberi dhe Odise Roshi nuk kanë udhëtuar me ekipin drejt San Marinos. Sipas FSHF-së Klaus Gjasula është larguar që sot drejt klubit të tij, pasi është i skualifikuar për shkak kartonësh dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë të Shqipërisë.

Probleme fizike për Florian Kamberin dhe Odise Roshin, me mesfushorin që është në dyshim për sfidën e San Marinos dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tij, kurse sulmuesi do të mungojë pasi nuk rikuperohet për ndeshjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë