Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të enjten seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024 në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë.
Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë punuar me grupin e plotë dhe për më shumë se 1 orë e 30 minuta në fushë dhe në palestër.
Deri më tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe ata të cilët nuk u aktivizuan në miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejnit do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën e dytë të përgatitjeve, atë ndaj Azerbajxhanit.
Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë shfaqur të karikuar në stërvitje, duke shfaqur impenjim dhe seriozitet maksimal në çdo moment.
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë mbrëmjen e sotme në orën 19:00 miqësoren e fundit dhe më pas më datën 8 qershor do të niset për në Gjermani, si skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024, për t’u akomoduar në Kaiserau Sportcenter, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.