Kombëtarja shqiptare e femrave U-16 ka zhvilluar një performancë të shkëlqyer në UEFA Development Tournament, ku kanë fituar edhe në ndeshjen e tretë ndaj ekipit të Malit të Zi me rezultatin 5-2. Vajzat e drejtuara nga Agustin Kola, kanë triumfuar në të tre ndeshjet, 3-1 ndaj Lituanisë, 3-1 ndaj Gjeorgjisë dhe 5-2 ndaj Malit të Zi. Golat në ndeshjen e fundit u shënuan nga: Qosja, Coka, Tanushi, Habili dhe Puca.

Kombëtarja e femrave 16-vjeçare të Shqipërisë shkëlqeu me tre fitore të plota në turneun e UEFA-s. Federata e Futbollit i ka dhënë një rëndësi të veçantë këtij turneu duke e organizuar në dy stadiumet kombëtare, Air Albania dhe Elbasan Arena, ndërsa të katër ekipet ishin grumbulluar në zonën e Durrësit. Ndeshjet e këtij turneu ndërkombëtar u gjykuan nga arbitra femër.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:
11 Shkurt 2020:
Shqipëri – Lituani 3-1 (Air Albania Stadium)
Gjeorgji-Mali i Zi 0-2 (Elbasan Arena)
13 Shkurt 2020:
Shqipëri – Gjeorgji 3-1 (AirAlbania Stadium)
Mali i Zi- Lituani 1-2 (Elbasan Arena)
16 Shkurt 2020
Shqipëri – Mali i Zi 5-2 (AirAlbania Stadium)
Lituani-Gjeorgji 2-2 (5-4 me penallti) (Elbasan Arena)
Pikët e grumbulluara:
Shqipëria 9
Lituania 5
Mali i Zi 3
Gjeorgjia 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




