Ka ndodhur

Kolonjë/ Ndezi zjarr për t’u ngrohur, çobani gjendet i djegur në kasollen e bagëtive

Nga Gazeta ‘Si-Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte(18 janar) në fshatin Oseckë, afër Leskovikut.

Sipas informacioneve nga policia një çoban 49-vjeçar është gjetur i djegur në kasollen e bagëtive.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht. Policia thotë se 49-vjeçari A.V kishte harruar ndezur një qiri e për pasojë ka marrë flakë kasollja ku po qendronte.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke i shkaktuar vdekjen 49-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë