Ka ndodhur

Kolonjë, 33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuarin e fshatit

Gazeta Si - Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Kagjinas në Kolonjë. Sipas policisë, viktima është një 33-vjeçar me iniciale E.B. nga fshati Borovë.

Policia shton se i riu kurohej për probleme të shëndetit mendor dhe se në trupin e tij nuk ka shenja dhune.

"Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë