Shendet

Kolesteroli mund të jetë një nga faktorët e demencës

Zakonisht, demenca lidhet me simptomat tradicionale, si konfuzioni dhe humbja e kujtesës. Por disa kërkime të reja kanë zbuluar që mund të ketë një faktor të fshehur: Kolesteroli.

Rezulatet paraprake të studimit nxjerrin se ndryshimet në nivelin e kolesterolit të një personi, në një periudhë të shkurtër kohe, mund të rrisin rrezikun e demencës.

Këto dy tregues duken sikur nuk kanë lidhje, por kanë.

1/3 e personave që po merrnin medikamente për të ulur kolesterolin gjatë kohës së studimit, por askush nuk e filloi apo ndërpreu mjekimin e tij gjatë ndjekjes. Gjatë gjashtë viteve të studimit, 509 pjesëmarrës u diagnostikuan me demencë dhe 1.760 zhvilluan rënie të aftësisë njohëse pa një diagnozë të demencës.

Studiuesi zbuluan se njerëzit me shumë luhatje në kolesterol kishin 60% më shumë rrezik për të zhvilluar demencë dhe 23% më shumë për të humbur kujtesën. Ata që kishin kolesterol normal, ishin më pak të rrezikuar.

Si ndikon kolesteroli?

Ka një lidhje midis treguesve, por është ende e paqartë marrëdhënia e tyre, duke theksuar se kolesteroli nuk hy në tru.

Ka disa teori. “Niveli i kolesterolit është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare”, thotë Clifford Segil, DO, një neurolog në Qendrën Shëndetësore në Santa Monica, Kaliforni. Si rezultat, kolesteroli i lartë mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru.

Një formë e demencës – e quajtur demencë vaskulare – shkaktohet nga goditje të rregullta të vogla, thekson ai. “Nivelet e luhatshme të kolesterolit mund të shkaktojnë rrezik të luhatshëm për goditje në tru,” thotë Segil. Me këtë, kolesteroli i lartë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të llojeve të caktuara të demencës, thotë ai.

Cilat janë nivelet e luhatshme të kolesterolit?

Nivelet e luhatshme të kolesterolit do të thotë që një person ka nivele të kolesterolit që ndryshojnë ndjeshëm në një periudhë të shkurtër kohe, si nga viti në vit.

“Arsyeja që luhatet është e paqartë, por shpesh mendohet se është për shkak të ndryshimeve në stilin e jetës ose kushteve të tjera shëndetësore”, thotë Sean R. Mendez, MD, një kardiolog në NeëYork-Presbyterian Medical Group Brooklyn.

Por kjo nuk është e zakonshme, thotë Segil. “Në praktikën klinike, nuk kam parë kurrë luhatje të niveleve vjetore të kolesterolit te pacientët që nuk marrin medikamente për uljen e lipideve,” thotë ai. (Lipidet janë komponime yndyrore, dhe kolesteroli është një lloj lipidi.)

Si mund ta përmirësoj kolesterolin?

Nivelet tuaja të kolesterolit ndikohen nga një sërë gjërash, duke përfshirë dietën, moshën dhe gjenetikën tuaj. Ndërsa nuk mund të ndryshoni gjenet ose moshën tuaj, ka disa ndryshime në stilin e jetës që mund të jenë të dobishme për menaxhimin e kolesterolit tuaj. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon këto:

Hani ushqime të shëndetshme për zemrën si një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh, drithëra, mish pa dhjamë, peshk yndyror dhe burime proteinash me bazë bimore.

Jini fizikisht aktiv.

Mundohuni të arrini dhe mbani një peshë të shëndetshme.

Shmangni duhanin.

Në mënyrë të veçantë, Mendez rekomandon 150 minuta ushtrime aerobike me intensitet të moderuar në javë dhe një dietë për uljen e kolesterolit, si dietat mesdhetare,vegjetariane ose vegane.

Nëse keni kolesterol të lartë dhe ndryshimet në stilin e jetesës nuk ju ndihmojnë, AHA vëren se disa njerëz duhet të marrin ilaçe për të ulur nivelet e tyre./Women’sHealth


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë