Keshilla

Kolesteroli i mirë apo i keq, sa ndikim ka sot për goditjet në zemër?

Si e vlerësojnë mjekët sot rrezikun e një pacienti për atak në zemër dhe cilët faktorë merren parasysh?  New York Times në një artikull të vetin e sjelle shumë thjesht përgjigjen dhe të kuptueshme për të gjithë. Mbi të gjitha mjafton një analizë e thjesht gjaku mbi nivelin e kolesterolit atë pozitiv dhe negativ për të kuptuar prirjen

Mjekët sjellin në vëmendje një sërë faktorësh të ndryshëm për të vlerësuar rrezikun tuaj ndaj mundësisë së një ataku në zemër ose goditjeje në tru, duke përfshirë moshën, gjininë, racën, dhe nivelet e të ashtuquajturit kolesterol “të mirë” HDL dhe “të keq” LDL.

Nëse vuani nga presioni i lartë të gjakut ose diabeti dhe nëse pini duhan janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm rreziku.

Megjithëse niveli juaj i kolesterolit “të keq” po shihet sot si një faktor shumë i rëndësishëm.

Vlerësimi i rrezikut mund të ndryshojë bazuar edhe në një tjetër faktor gjinia.

Për shembull, ndërsa një grua 50-60-vjeçare me kolesterol të lartë (të keq) LDL, por pa probleme të tjera, mund të përballet me një rrezik shumë të ulët të një ataku në zemër ose goditje në tru gjatë 10 viteve të ardhshme, ndërsa një burrë i së njëjtës moshë me profil të ngjashëm do të jetë në rrezik dukshëm më të lartë. Rritja e moshës rrit rrezikun si për burrat ashtu edhe për gratë.

Thënë kështu, nëse rreziku juaj 10-vjeçar për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare vlerësohet në 9 për qind, duhet të merrni parasysh trajtimin mjekësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë