Për shfaqjen e vjeshtës, stilistja e Dior, Maria Grazia Chiuri ndali koleksionet që lidhen me modernen dhe krijoi një linjë fustanesh dhe pelerina të holla në tone neutrale dhe prekje ari dhe argjendi.
Stilistja shkriu modernen me stilin e Romës së lashtë.
Duke qenë se Chiuri është rritur në Romë, ajo tha për Reuters se i pëlqen të bëjë bashkë dy lloje copash dhe të shtojë në produktet e saj zbukurime si perla apo fije ari.
“Më pëlqen kontradikta midis dy materialeve, mendoj se mund të krijoj diçka të re” tha ajo.
Shfaqja nisi ditën e parë të Javës së Modës në Paris, duke tërhequr vëmendjen e njerëzve, fotografëve dhe të famshëm në hyrje të muzeut Rodin.
Shfaqjet e modës do zgjasin deri më 6 korrik në kryeqytetin francez dhe përfshijnë shtëpitë e modës Chanel, Balenciaga dhe Valentino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.