Politike

Kolegji kundër përjashtimit të 7 gjyqtarëve, PD: Akt i paprecedentë, gjykuan veten

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar të martën në mëngjes kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve.

Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e PD se shtatë anëtarët e tij nuk garantojnë paanshmëri në gjykim, janë të pabazuara.

PD reagoi dhe e quajti akt të paprecedentë që Kolegji të shqyrtojë veten.

“Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cenimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë