Gazeta Si – Shefki Bylykbashi, i cili mbrëmjen e të premtes vrau me çekiç djalin e tij, Hamdiun, është lënë në burg këtë të hënë nga Gjykata e Korçës.
Në sallën e gjyqit, 77-vjeçari kërkoi që të mos filmohej dhe fotografohej nga mediat, ndaj këtë arsye ai fshehu kokën poshtë tavolinës në gjendje të dëshpëruar psikologjike.
“Mos u tallni me mua, njeri jam dhe unë”, tha ndër të tjera 77-vjeçari. Pas këtij momenti, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe gjykata vendosi masë sigurie “arrest në burg” për të moshuarin.
Më dhunonte dhe ditën e ngjarjes donte të më hidhte në pus. Nuk durova dhe reagova”, ka thënë autori.
Sipas avokatit, ngjarja ka ndodhur në një situatë të rënduar psikologjike dhe të përsëritur, çka ngre dyshime të forta edhe sipas provave se mund të jetë bërë për vetëmbrojtje.
Shefki Bylykbashi e goditi djalin disa herë në kokë me çekiç duke i shkaktuar vdekjen. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas policia zbuloi se kishin të bënin me vrasje.
Djali, Hamdiu, 50 vjeç ishte konfliktuar me të atin dhe kishte tentuar që ta hidhte në pusin e ujit në oborr, por ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur me çekiç në kokë. Shefki Bylykbashi e pranoi më pas se e kishte vrarë vetë djalin.
“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, tha ai para policisë.
Viktima, Hamdi Bylykbashi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte jashtë shtetit, ndërsa kishte disa muaj që ishte i kthyer nga Franca. Sipas dëshmitarëve, prej kësaj situate ai konsumonte alkool çdo ditë.
Policia deklaroi se në momentin e vrasjes viktima kishte qënë i dehur, ndërsa banorë të zonës e të afërm të tyre deklaruan se mbetën të habitur nga ngjarja.
Ende nuk dihen ende shkaqet që çuan deri në këtë krim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




