Ka ndodhur

Kokainë, armë dhe thika në makinë, arrestohen dy persona në Durrës

Gazeta Si - Dy persona, respektivisht 34 dhe 49 vjeç, janë arrestuar në Durrës, pasi qarkullonin të armatosur dhe drogë në automjet.

Policia tha se 34 vjeçari Marsid Gjyzeli dhe 49 vjeçari Ylli Agasi u ndaluan nga forcat “Shqiponja”, ku gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëviznin, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 thika.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Në kuadër të operacionit "Friends", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më automjetin. Në përfundim të veprimeve u arrestuan shtetasit M. Gj., 34 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe Y. A., 49 vjeç, të dy banues në Durrës”, njofton Policia.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë