Ka ndodhur

Kokaina mes bananeve në Durrës, babai i Arbër Çekajt do të mbetet në burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) këtë të shtunë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për babanë e Arbër Çekajt, Selim Çekajn.

Ky i fundit, do të mbetet në burg, edhe pse SPAK kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

SPAK kërkoi masën e “arrest në shtëpi”, duke arsyetuar se nga të dhënat e deritanishme nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës. Sipas prokurorit, derisa të kryhen hetimet, Çekaj duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

"Është skandal që një person i vetëm akuzohet për grup të strukturuar kriminal. Selim Çekaj është i sëmurë, ka 5 diagnoza, në gjendje të rëndë", tha avokati Maks Haxhia pas seancës në gjykatë.

Selim Çekaj u vu në pranga, pasi më 1 prill 2021, pasi policia sekuestroi sasinë prej 49 kg kokainë në kontejnerin me banane.

Kokaina fshehur ishte nisur nga porti i Guayaquil në Ekuador me destinacion final Shqipërinë. Sasia e drogës, nuk ishte brenda arkave të bananeve, por ishte fshehur në kolonat anësore të kontejnerit.

Ajo u sekuestrua vetëm tre vite pas sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë në kontejnerët e kompanisë së bananeve të djalit tët tij, Arbër Çekaj. Ndërkohë që 72-vjeçari dispononte kompanine “Ecoalmax” me qendër në Maminas të Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë