Futboll

Koka derri dhe kërcënime presidentit të klubit të Serisë A

Gazeta Si – Çmenduri në Leçe. Dy koka derri dhe një letër kërcënuese janë gjetur mëngjesin e sotëm para banesës së presidentit të Leçes, avokatit Saverio Stiki Damiani.

Edhe pranë studios së tij ligjore në Leçe ka pasur mesazhe kërcënuese. Për këtë ngjarje ka nisur një hetim nga Kuestura dhe karabinierët.

Presidenti i Leçes, Saverio Stiki Damiani. Gazeta Si, 12 korrik 2022

Koka derri ende të gjakosura dhe një zarf me letrën kërcënuese ndaj presidentit. Ato janë gjetur nga administratori i pallatit mëngjesin e sotëm.

Leçe është kthyer në Serinë A këtë sezon pas shumë vitesh. Nuk është ende e qartë, nëse mesazhet kërcënuese ndaj presidentit kanë të bëjnë me merkaton e dobët për fuqizimin e skuadrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë