Gazeta Si – Vetëm pak orë kanë mbetur për shpëtimin e nëndetëses “Titan”, e cila u zhduk pranë rrënojave të Titanikut më shumë se katër ditë më parë.
Furnizimet e oksigjenit do të jenë të disponueshme deri rreth orës 11 të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Autoritetet kanadeze dhe amerikane po kërkojnë për nëndetësen në një zonë më të gjerë dhe sfida e gjetjes dhe rikuperimit të nëndetëses duket gjithnjë e më e vështirë.
Të mërkurën, ekipet e kërkimit kapën zhurmat që vinin nga nën det pranë vendit të mbytjes së Titanikut.
Megjithatë, ish-komandanti i nëndetëseve bërthamore të marinës amerikane, David Marquet, ka paralajmëruar se zhurmat mund të mos vijnë nga zhytësja.
Kapiteni që drejton operacionin e kërkim shpëtimit ka thënë më herët se ende nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e nëndetëses Titan.
Megjithatë, BBC raporton se sot do t’u bashkohen ekipeve të kërkimit 10 anije shtesë dhe nëndetëse.
Ndërsa pajisje të tjera ujore të pajisura me kamera dhe të komanduara në distancë, do të zhyten për të skanuar thellësitë e oqeanit.
Në bordin e nëndetëses turistike Titan ndodhen 5 persona. Secili prej tyre ka paguar një tarifë prej 250 mijë Dollarësh për të qenë pjesë e kësaj nëndetëseje që zhytet në thellësi për të parë rrënojat e anijes së mbytur në vitin 1912, Titanik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



