Ferrari më në fund është kthyer në rreshtin e pare në Formula 1, falë një Sharl Leklerk të jashtëzakonshëm. Ai ka arritur kohën më të mirë në Montekarlo, 1’10”346. E bën këtë gjë në shtëpinë e tij, ku ishte pa fat në debutimin e 2019-ës, ndërsa në 2020-ën gara nuk u zhvillua për shkak të pandemisë. Francezi ka lënë prapa Vershtapen dhe Botas, ndërsa Hemilton do të niset i shtati.
Te Ferrari tashmë shpresojnë që edhe në garën e nesërme të shkojnë mirë. Ishte një pasdite drithëruese në fakt, sepse në tentativën e dytë Leklerk u përfshi në një incident, duke bërë që të valvitej flamuri i kuq dhe të pezullohej pjesa finale e sesionit. Skuderia italiane është duke vlerësuar se sa të rënda janë dëmet që ka pësuar makina e tij SF21, me shpresën që nuk mështë e nevojshme të bëhet zëvendësim elementësh dhe ndonjë penalizim i mundshëm.

Ferrari tjetër, ai i Karlos Sainz, do të niset nga rreshti i dytë, pasi spanjolli ka zënë vendin e 4-t. Mercedesi i Ljuis Hemilton niset nga vendi i shtatë në Motekarlo, pas Meklarenit të Lando Norris dhe AlfaTauri të Pier Gasli. Kampioni i botës nuk gjeti ritmin në asnjë moment dhe nesër duhet të kalojë shumë pengesa për të mbyllur mirë uikendin.
Nisja e makinave në Çmimin e Madh të Montekarlos
- Leclerc (Ferrari) 1’10”346
- Verstappen (Red Bull) 1’10”576
- Bottas (Mercedes9 1’10”601
- Sainz (Ferrari) 1’10”611
- Norris (McLaren) 1’10”620
- Gasly (AlphaTauri) 1’10”900
- Hamilton (Mercedes) 1’11”095
- Vettel (Aston Martin) 1’11”419
- Perez (Red Bull) 1’11”573
- Giovinazzi (Alfa Romeo) 1’11”779
- Ocon (Alpine) 1’11”486
- Riçiardo (McLaren) 1’11”598
- Stroll (Aston Martin) 1’11”600
- Raikkonen (Alfa Romeo) 1’11”642
- Russell (Williams) 1’11”830
- Tsunoda (AlphaTauri) 1’12”096
- Alonso (Alpine) 1’12”205
- Latifi (Williams) 1’12”366
- Mazepin (Haas) 1’12”958
- Schumacher (Haas) s.t.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




