Nga Gazeta ‘Si’-Ministrat e jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda pak javësh, në mënyrë që të mundë të votojnë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pasi të ketë ecur përpara për çështjen e ASM-së.
Kështu ka vlerësuar Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet. Ai në një postim në platformën X ka thënë se ky veprim i Komitetit të Ministrave të KiE-së do të ishte një sinjal të qartë ndaj Serbisë se shtetësia e Kosovës është këtu për të qëndruar dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane.
“Ministrat e Jashtëm në Strasburg nesër duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda disa javësh, në mënyrë që të mund të votojnë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara për çështjen e ASM-së. Kjo do t’i dërgonte një sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është këtu për të qëndruar dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane”, shkroi Knausi.
To stop Kosovo‘s progress to join the @coe over minority rights would be crazy.
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 17, 2024
The estimated ~ 100.000 Kosovo Serbs already have the most extensive minority rights regime in Europe.
This is why PACE recommended 🇽🇰 accession! Which would further strengthen it. pic.twitter.com/6tLE6S0Tn0
Statusi i tij vjen sot, pikërisht në ditën kur do të mblidhet Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës.
Duke u bazuar në këtë, ai thotë se do të ishte fatale për ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të injoronin formulën e Martti Ahtisaarit për paqen dhe rekomandimin e Asamblesë Parlamentare, ku me 83 për qind të votave u rekomandua anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion.
Knausi shkruan po ashtu se fatale do të ishte edhe po të injorohej një propozim shumë i mirë nga Qeveria e Kosovës për të trajtuar me mirëbesim dhe mbi bazën e një propozimi të fortë një çështje përfundimtare, të pazgjidhur prej kohësh.
“Dhe për të përfunduar në vend të kësaj: Serbia mund të vërë veton ndaj përparimit të Kosovës. Duhet të pajtohet me atë si do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, por të cilën nuk do ta bëjë”, shkruan Knausi.
Ai tutje thotë se Martti Ahtisaari me siguri do të kishte qenë shumë i kënaqur ta shihte Kosovën në Këshillin e Evropës këtë vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.