Klubet e Premier Ligës janë bërë bashkë, duke krijuar një bllokadë kundër Njukastëllit, duke synuar ta pengojnë që të mbyllë akordin e sponsorizimit me një kompani që është e lidhur me pronarët e rinj sauditë. Lajmi bëhet i ditur nga “AP”, që citon një burim pranë organizatorëve. Vendimi është marrë me 18 vota pro, me Njukastëllin kundër dhe Mançester Sitin që ka abstenuar.
Priten kohë të vështira për Njukastëllin dhe ambicjet e tij. Në vështirësi për gjetur një trajner me një profil të lartë, tani pronarët sauditë duhet të përballojnë edhe kundërshtinë e klubeve të tjera të Premier Ligës.
Rregullorja e re ndalon përkohësisht akordet që përfshijnë edhe marradhëniet komerciale. Njukastëlli nga ana e tij ka bërë të ditur në mbledhjen e emergjencës se e konsideron ndryshimin e rregullave si anti-kompetitive.
Klubet e nivelit më të lartë të futbollit anglez kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me faktin se “Magpies” mund të firmosin akorde sponsorizimi që janë të favorshme për ta për të shmangur rregullat e “fair play”-it financiar në fuqi në Angli. Sipas normave aktuale, klubet mund të kenë humbje deri në 105 milionë stërlina në tre vjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




