Nga Gazeta ‘SI’ - Në vitin 2022 borxhi doganor arriti vlerë e 46.7 mld lekëve, duke u rritur me 1 mld lekë brenda vitit ose 2%. Sipas auditit nga KLSH tek Drejtoria e Doganave, ky borxh i përket më shumë se 4.800 subjekteve.
I njëjti raport thekson se vlera totale e borxhit është 3 mln lekë më shumë nga se është deklaruar zyrtarisht.
KLSH tregon se dëmi në buxhetin e shtetit nga Doganat vlerësohet rreth 10 mld lekë, nisur nga rastet kontrabandë, deklarimi i çmimeve më të ulëta dhe shkelje me akcizën.
Në audit thuhet se për disa nga zërat e të ardhurave ka diferenca të thella në raportimet e Doganave dhe të Tatimeve.
“Grupi i auditimit kërkoi zyrtarisht informacion nga DPD lidhur me diferencat në të dhënat e raportuara nëpërmjet dy institucioneve, si në planifikim edhe në realizim, për të cilin deri në fund të auditimit në terren dhe pas dorëzimit të akt konstatimeve nuk u vendosën në dispozicion argumentet përkatëse. I vetmi argument i paraqitur lidhet me diferencat për shkak të mos raportimit të rimbursimit të akcizës, për të cilën nuk u përcollën evidencat mbështetëse që justifikojnë situatën në këtë rast, apo edhe për zëra të tjerë” shkruan KLSH.
Në sugjerimet për këtë institucion, Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se duhet të rritet numri i punonjësve që merret me arkëtimet, për të ulur kështu borxhin doganor. po ashtu kërkohet që kreu i Doganave të marrë masat për analizimin e faktorëve që kanë ndikuar në mos realizimin e planit të të ardhurave doganore sipas zërave. Ndonëse të ardhurat kanë kaluar planin, nuk janë realizuar të ardhurat e pritshme për çdo zë, por ka ndodhu si pasojë e rritjes së importit dhe rrjedhimisht TVSH-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.