Para

KLSH tregon se si Financat e fshehën borxhin

Nga kontrolli i fundit i buxheti në 2018 , Kontrolli i Lartë i Shteti ka zbuluar një mënyrë të skemës së fshehjes së borxhit.

Defiçiti buxhetor i raportuar nga Ministria e Financave është 1,6 e PBB-së, por sipas KLSH-së është i nënvlerësuar në raport me deficitin real që është 2%.

KLSH vërjeti se në 2018 detyrimet e prapambetura u rritën me rreth 12 miliardë lekë në krahasim me një vit më parë, duke kapur një nivel mbi 42 miliardë në fund të vitit 2018. “Nëse do të përfshihej rritja e detyrimeve të prapambetura gjatë vitit 2018, duke i raportuar shpenzimet kur ndodhin, deficiti do të ishte rreth 2.2% e PBB-së”-thotë në raport KLSH.

Por ministria në dokumentat e saj thotë se deficiti është i i vogël edhe se parashikimi, rreth 26 mld lekë , ose sa 81,1% e planit.

Por KLSH ka vërjetur një përqndrim të shpenzimeve në fundtë vitit. “Në dhjetor janë shpenzuar 67 mld lekë, ose 1,8 herë më shumë se sa mesatarja e shpenzimeve mujore”.
Shlyerja e faturave në masë të madhe në muajin dhjetor, sipas raportit, vjen jo vetëm si rezultat i realizimit të shpenzimeve në këtë muaj, por edhe si rezultat i regjistrimit të shpenzimeve të ndodhura më parë duke sjellë kështu risk për stabilitetin fiskal si dhe për efikasitetin real të këtyre shpenzimeve, devijime të shumta në mënyrën e mbulimit të financimit të deficitit buxhetor nga financim i brendshëm në atë të huaj.

“Ashtu si në vitet e mëparshme, ne kemi trajtuar në këtë raport problematika që lidhen me regjistrimin me vonesë ose mosregjistrimin e shpenzimeve, për të qëndruar brenda limiteve buxhetore, apo realizimin formal të shpenzimeve në fund të vitit, për të mos djegur fondet buxhetore. Këto fenomene evidentojnë qartë dobësitë në lidhje me menaxhimin e financave publike dhe thyerjet e sistemeve të kontrolleve gjatë të gjithë ciklit buxhetor” citohet në raportin e KLSH-së.

Pra, sipas KLSH-së, Entet publike nuk kanë bërë raportim të plotë të shpenzimeve për disa zëra buxhetor, me qëllim raportimin e treguesit të deficitit dhe disa zërave buxhetor brenda kufijve të miratuar.
Raporti i KLSH-së evidenton se buxheti ka vepruar pa fonde në dispozicion, ka përdorur mekanizma që nuk mbështeten në ligj për projekte në buxhet pa plotësuar të gjitha kërkesat ligjore në kohë duke krijuar detyrime të prapambetura, dhe mos zbatuar prioritetet në buxhet.

Detyrimet e prapambetura dhe stoku në rritje i rimbursimit të TVSH nuk reflektohen në treguesit e konsoliduar fiskal, treguesin e deficitit, dhe treguesin e borxhit publik për vitin 2018.

Mosrealizimi i të ardhurave tatimore veçanërisht i atyre nga Tatimet dhe Doganat, ka ndikuar në rritjen e stokut të TVSH-së së rimbursueshme (81,5% më i lartë se viti 2017). “ Edhe këto detyrime të prapambetura nuk janë të deklaruara në Tabelën e Treguesve Fiskalë të Konsoliduar”-thotë në raport KLSH.

Kontrolli ka zbuluar se dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit për shpenzime dhe koncesione të pronave publike arrin në 921 mln lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë