Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin më të fundit të auditit të Buxhetit të Shtetit 2019 i kërkon Ministrisë së Financave të bëjë publike vendimet që pritet të ekzekutohen për shkak të arbitrazheve ndërkombëtare dhe shifrave përkatëse që do paguhen nga buxheti i shtetit. Në raportin e sapo depozituar në Kuvend, Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton një shifër që arrin në rreth 190 milionë dollarë.
“Në raportin e Ministrisë së Financave për Zbatimin e Buxhetit nuk ka vlerë të raportuar mbi vendimet që priten të ekzekutohen për çështje të arbitrazhit apo GJEDNJ, pavarësisht se niveli i lartë i tyre në proces ekzekutimi impakton Buxhetin e Shtetit të vitit të ardhshëm. Bazuar në ngjarjet pas periudhës raportuese, si dhe deklarimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në raportin e mes vitit për buxhetin e vitit 2020 këto detyrime vlerësohen nga KLSH në rreth 19 miliard lekë”, citohet në raportin e Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Teksa janë disa çështje me vlera shumë të mëdha financiare për të cilat shteti shqiptar mund të paguajë disa qindra miliona dollar. Çështja më e kripur është ajo me Biznesmenit italian Becheti, i cili ka fituar nga shteti shqiptar rreth 109 milionë euro, e pasuar nga një përplasje me kompaninë turke Kurum, e cila në Arbitrazh kërkon nga shteti shqiptar një dëmshpërblim prej rreth 100 milionë eurosh. Kompania greke Aktor, e përshirë në ndërtimin e Rrugës Tiranë Elbasan e ka paditur shtetin shqiptar në arbitrazh për shumën prej 44 milionë eurosh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



