Drejtësia

KLP rrëzon propozimin e ILD për masë disiplinore ndaj prokurores Besiana Sadikaj

Gazeta Si – Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj Besiana Sadikajt, me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Hetimi disiplinor ndaj prokurores Sadikaj nga ILD, kishte filluar bazuar në ankesat e ish-drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i cili shkarkua në gusht nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për probleme të pasurisë dhe cënimin e besimit.

Po ashtu, edhe Sadikaj depozitoi gjashtë ankesa ndaj Llahos, bazuar në të cilat KLP caktoi më parë dy masa disiplinore ndaj tij.

Përfaqësuesja e ILD-së, pretendoi se prokurorja Sadikaj rezulton se ka kryer veprime në kundërshtim me standartet e etikës, që konsiderohen sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia në marrëdhënie me drejtuesin dhe personelin e administratës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë