Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar këtë të hënë dy prokurorë të rinj për në Prokurorinë e Posaçme.
Pasi intervistave me 3 kandidatë për në SPAK, KLP ka vendosur që në Prokurorinë e Posaçme, të emërohen Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu, ndërsa është skualifikuar Sonila Muhametaj (Domi).
Tashmë SPAK ka 17 prokurorë të emëruar nga KLP. Renditja e tre kandidatëve bashkë me pikët përkatëse është: Elvin Gokaj 216 pikë, Alfred Shehu 211 pikë, Sonila Muhametaj (Domi) 208 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




