Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, në seancën në Kuvend, i është përgjigjur Kreut të Grupit të PD-së Gazment Bardhit, duke i thënë se propozimi i tyre që diaspora të votojë edhe me dokumente të huaja, nuk mund të miratohet sepse vërtetësia e dokumentit nuk mund të verifikohet.
“Ti nuk i di hilet koleg, se nuk je pjesë e kupolës që vendos listat. Ti di çfarë thuhet dhe nuk e di çfarë mendohet. Unë nuk thashë dokument, por ajo që prodhohet me celular. Kërko në Google, i nderuar koleg, kjo foto që ta jep interneti, që mund të manipulohet në çdo moment. Kjo foto e ardhur nga Belgjikë, nuk verifikohet dot”, tha Klosi.
Ndër të tjera ironizoi opozitën, duke i thënë se këto 4 vite e vetmja gjë që kanë arritur është se nga një parti u bënë katër.
“Ne fitojmë se kemi shumë njerëz që punojmë, jemi të organizuar në çdo cep të Shqipërisë, në Greqisë, Italisë etj. Ne punojmë për votën, ndërsa ju për sherret. E vetmja gjë që keni bërë në këto 4 vjet, jeni zënë me njëri tjetrin. E vetmja gjë që mund të krenoheni është se nga një parti u bëtë 4”, tha Klosi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




