Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, argumentoi arsyet se pse Vangjel Tavo është kandidati i duhur për bashkinë e Himarës.
“Kryesia e mbledhur ditën e sotme pati dy diskutime. E para vendosëm në bazë të propozimeve që vijnë nga bashkia Himarë për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidatin e PS...
Figura e Tavos, vjen si figurë e njohur politike, njohës i asaj zone dhe po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale dhe ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në bashkinë e Himarës...”, tha Klosi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.