Champions League rifillon aktivitetin. Liverpool, kampioni në fuqi, do i duhet të përballet me Atleticon. Anglezët janë favoritë, edhe pse Klopp nuk e mendon kështu: “Juventus ka skuadrën më të fortë” tha gjermani vetëm pak ditë më parë.
Në konferencën për shtyp të prezantimit përpara ndeshjes kundër skuadrës së Simeones, tekniku i Reds është kthyer të flasë, duke komentuar përgjigjen e Sarri për fjalët e tij: “Më vjen keq, nuk doja të vija Maurizion nën presion. Nuk e përdor këtë zhanër lojërash mentale, duke vënë presionin mbi të tjerët. Më bënë një pyetje dhe ndonjëherë nuk mendoj para se të flas. Thjesht thashë që nuk e di se për çfarë arsye Juventus nuk është në krye të Serie A me 10 pikë avantazh. Pastaj pashë Lazio kundër Inter dhe e kuptova. Këto dy ekipe janë arsyeja, asgjë tjetër. Nuk doja ta vendosja në presion Maurizion, e respektoj shumë. Mbeta i kënaqur kur dëgjova përgjigjen e tij, kur tha se jam shumë zbavitës”.
E për të konfirmuar se është zbavitës, ka bërë një batutë: “Askush nuk duhet ti marrë gjërat shumë seriozisht – ka buzëqeshur Klopp – E pastaj favoritja më e madhe në të gjitha kompeticionet është Paris Saint Germain, kështu që e kanë ata tani presionin. Ne e shohim veten si një ekip që mund të shkojë larg, që mund të arrijë në finale dhe ta fitojë atë, por ne nuk jemi vetëm’’ – tha Klopp, i cili po përgatitet të kthehet në Wanda Metropolano, ku u shpall kampion .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




