Gazeta Si – Jurgen Klop, trajneri i Liverpulit, ka folur me superlativa për Napolin, kundërshtarin e ndeshjes së fundit në grupet e Ligës së Kampionëve.
“Nëse avzhdojnë të luajnë kështu, kanë mundësi të shkojnë në finale të Ligës së Kampionëve. Më pqlqen shumë ajo që po bëjnë, është e kotë ta mohosh: janë skuadra më në formë në Europë”, – ka theksuar Klop në konferencë shtypi.

Liverpuli duhet ta mundë skuadrën e Spaletit me 4 ose më shumë gola për të zënë vendin e parë. “Së pari duhet të mendojmë për fitoren, pastaj për golat. Pas humbjes në ndeshjen e parë, jemi të motivuar dhe kur një skuadër ka një seri fitoresh kaq të gjatë nuk dihet asnjëherë si do të jetë paraqitja pasardhëse”, – shton trajneri gjerman.
‘Të kuqtë’ nuk po kalojnë një moment të mirë: “Goli i pësuar në fund të ndeshjes me Lidsin më ka lënë pa gjumë, e mendoj edhe kur shkoj në tualet. Nuk mund t’i zgjidhim të gjitha problemet në një ndeshje të vetme. Uroj të jenë të gjithë lojtarët mirë pas Botërorit. Është e padrejtë të vlerësohemi tani, bilanci duhet bërë në fund të sezonit. Tani duhet të vazhdojmë të luftojmë”.
Në fund dhe një tjetër gjykim për Napolin: “Nuk mendoj se kanë kopjuar stilin tonë të lojës, në mbrojtje luajnë ndryshe, kanë energji dhe intensitet. Një skuadër, që ke qejf ta shikosh”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




