Gazeta Si – Trajneri gjerman i Liverpulit, Jurgen Klop, nuk kursehet në deklaratat e tij në lidhje me fenomenin arab në futbollin e sotëm. Ai bën një apel, duke theksuar se FIFA mund të ndërhyjë, por nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë.
Klop e sheh si një shqetësim për futbollin e sotëm superfuqinë e Arabisë Saudite për të blerë çdo futbollist që do. Trajneri gjerman foli për mikrofonët e ‘Echo’, ku u ankua për merkaton e hapur për një kohë të gjatë në Arabi, çka sjell probleme për klubet big në Europë.

“Në pikëpamjen tonë, nuk është një situatë e bukur, – tha Jurgen Klop. – Nëse kemi nevojë për një lojtar, shkojmë atje dhe paguajmë klubin që ka kartonin e tij. Tani ka një nivel tjetër, por është pjesë e biznesit.
Ajo që na bezdis më shumë ka të bëjë me faktin se sesioni ynë i merkatos mbyllet para atij të Arabisë dhe këtu nuk mund të bësh asgjë. FIFA, në fakt, mund të duhet të ndërhyjë, por nuk besoj se do ta bëjë këtë gjë”, – ka theksuar trajneri i Liverpulit.
Nga ky ekip kanë shkuar në Arabinë Saudite disa lojtarë, si Firmino, Fabinjo, Henderson dhe ndonjë tjetër. Nga Liverpuli arabët tentuan të marrin edhe Mohamed Salah, por Klop ka garantuar se egjiptiani do të qëndrojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




