Një grua në Australi ka lindur pa e ditur fëmijën e dikujt tjetër, pasi klinika ku ajo po kryente procedurën e Fertilizimit In Vitro i implantoi aksidentalisht embrionet e një gruaje tjetër.
Mediat australiane raportojnë se klinika tashmë fajësohet për pakujdesi, edhe pse është cilësuar si një gabim njerëzor.
“Në emër të Monash IVF, dua të them se sinqerisht më vjen keq për atë që ka ndodhur,” tha CEO Michael Knaap, duke shtuar se të gjithë në klinikë ishin “të shkatërruar” nga gabimi.
Vitin e kaluar, e njëjta klinikë pagoi një shumë prej 56 milionë dollarësh Australianë (26.8 milionë euro) për qindra pacientë, embrionet e të cilëve u shkatërruan pavarësisht se ato ishin të shëndetshme.
Sipas një zëdhënësi të Monash IVF, stafi u ndërgjegjësua për problemin në shkurt kur prindërit kërkuan të transferonin embrionet e tyre të ngrira në një klinikë tjetër.
Monash ka konfirmuar se një embrion nga një pacient tjetër ishte shkrirë gabimisht dhe transferuar te personi i gabuar, duke rezultuar në lindjen e një fëmije.
Klinika ka nisur një hetim por Knaap tha se klinika beson se ishte një incident i izoluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.