Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Markeljan Kuqo.
Gjyqtari Markeljan Kuqo akuzohet se ka liruar nga burgu të dënuarin me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari, i njohur ndryshe edhe si “Gjenerali”.
Për këtë arsye, ILD ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit.
Më 14 shkurt 2019, gjyqtari Kuqo, me një vendim të shumëdebatuar vendosi të lironte me kusht nga burgu Gert Gjinararin, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në Itali.
Në Itali, Gert Gjinarari është dënuar dy herë për një sagë krimesh që nga trafiqet, veprimtari në kuadër të grupit kriminal. Në vendimin e gjyqtarit shkruhet se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




